Përballje

Erzeni mbetet në Kategorinë Superiore, eliminon Korabin


Skuadra e Erzenit ia ka dalë të qëndrojë në Kategorinë Superiore.

Skuadra nga Shijaki e mposhti me rezultat 2:1 Korabin pas 120 minutave lojë në finalen e “play out”-it të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.

Erzeni shënoi i pari me Sadikin që në minutë ne katër, por në të 20-tën Korabi u kundërpërgjigj me golin e shënuar nga Tabaku.

Për minuta të tëra, pavarësisht epërsisë së shijakasve, ky rezultat mbeti i pandryshuar, aq sa për të përcaktuar fituesin u nevojit shtesa.

Në minutën e 97-të, Adnard Mehmeti realizoi golin e fitores për Erzenin. Futbollistët e Korabit bënë gjithçka kishin mundësi për ta çuar ndeshjen te penalltitë, por e patën të pamundur për të shënuar një tjetër gol.

Gjithsesi, Korabi duhet përgëzuar për rrugëtimin që pati në këtë sezon, teksa në “play off”-in e Kategorisë së Parë eliminoi Tomorin dhe Flamurtarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore