Film

Enver Petrovci, pjesë e kastit të filmit puro propagandues serb kundër shqiptarëve – “Konsulli Rus”


Serbia njihet për përdorimin medieve dhe filmave si mjete për shpërndarjen e propagandës së saj politike, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Konsulli Rus”, është një prurje e re kinematografike serbe e vitit 2024, që shfaq propagandë të pastër kundrejt shqiptarëve të Kosovës, kinse ata i dëbuan serbët nga Kosova dhe atë duke përdorur dhunë.

Ani pse filmi paraqet puro propagandë, pjesë e kastit të këtij filmi janë edhe dy shqiptarë nga Kosova – aktorët Enver Petrovci, Mensur Safqiu e Visar Vishka, shkruan GazetaMetro, transmeton AlbanianPost.

“Konsulli Rus”.

Filmi trajton historinë e një psikiatri serb, Ilija Jugoviç i cili pas një vdekjeje të një pacienti të tij në Beograd, dënohet për tu zhvendosur në Prizren, ku vazhdon karrierën prej një mjeku.

Në Prizren, Jugoviç takon një pacient të vetëshpallur si “Konsull rus”, adhurues i motos nacionaliste serbe “Kosova do bëhet sërish Serbi”.

“Në këtë film bëhet fjalë për një personazh, i cili është psikiatër serb, i quajtur Ilija Jugoviç, pas vdekjes së pacientit të tij në Beograd, shkon në Prizren të Kosovës, nën dënimin e Partisë, ku punësohet si mjek i përgjithshëm në një spital lokal. Atje ai takohet me profesorin e historisë Ljubo Bozhoviç, të vetëshpallurin ‘Konsull rus’, një pacient me sa duket me probleme psikike, i cili pretendon se së shpejti “Rusia do të bëhet përsëri Rusi, dhe Kosova do të bëhet sërish Serbi”, thuhet në përshkrimin e historisë së filmit.

Në “Konsullin Rus” paraqitet Halit Berisha, një shqiptar që “dëbon serbët nga Kosova me presion mizor si dhe ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë dhe shkakton një sërë problemesh tjera kundrejt tyre”.

“Kundër tij kthehen të fuqishëm shqiptarë vendas, separatistë të fshehur, gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste dhe kuadro në poste. Më i fuqishmi prej tyre, Halit Berisha, i dëbon serbët nga Kosova me presione të ndryshme mizore: ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë nëpër shkolla, frikëson popullatën vendase, i pengon ata të marrin kujdesin shëndetësor, ngacmon familjet, u fut atyre pasiguri dhe ankth. Pra, radha i ka ardhur Ljubo Bozovicit, të cilin Berisha po tenton ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta largojë nga Kosova. ‘Konsulli rus’ refuzon të shesë shtëpinë dhe përplaset me Berishën. Doktor Ilija Jugoviq qëndron nën mbrojtjen e tij”, thuhet tutje në përshkrimin e historisë së filmit propagandues.

Gjithsesi, Petrovci së fundmi ka bërë bujë me një deklaratë të thënë në emisionin e Adelina Ismailit, që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, ku ka fyer publikisht ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Duke e ngritur lartë figurën e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, Petrvoci ka përdorur gjuhë përçmuese kundrejt ish-drejtuesve të UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre nëse “lufta nuk do të ekzistonte”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci pos tjerash.

Deklarata e Petrvocit ka shkaktuar reagime të ashpra nga figura të ndryshme të kulturës dhe politikës në Kosovë, të cilët e kanë kritikuar atë për përdorimin e gjuhës fyese kundër ish krerëve të UÇK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore