Aplikacione

Emoji-t e ‘Vajzave që Kërcejnë’: Kuptimi i fshehur i tyre


Emoji-t janë pjesë e pandarë e komunikimit tonë të përditshëm në botën digjitale. Ne i përdorim ato për të shprehur emocione, ndjenja dhe ide, ndonjëherë pa marrë informata për domethënien e tyre të thellë.

Emoji i cili shfaq dy gra duke kërcyer me veshë lepurushi, të veshura me kostume të zeza dhe këpucë të zeza, është një prej shumë ikonave të përdorura shpesh në komunikimin tonë digjital.

Për shumicën, kjo emoji është thjesht një mënyrë për të shprehur gëzim dhe kënaqësi, por sipas burimeve nga Emojipedia, ka një kuptim të veçantë që mund të jetë i panjohur për shumicën.

Kjo emoji në veçanti ka një lidhje me “Vajzat Lepurushe” të njohura ndryshe si “Playboy Bunny Girls”. Gratë që zakonisht kërcenin ose shfaqeshin në magazine të njohura si Playboy. Këto vajza konsideroheshin simbolike të seksualitetit dhe elegancës.

Duhet përmendur se emocionet dhe ndjenjat janë subjektive, ndaj disa mund të vazhdojnë të përdorin këtë emoji për të shprehur gjendjen e tyre emocionale dhe të ndjehen rehat me këtë. Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme që të kuptohet konteksti dhe origjina e emoji-ve që përdorim, për të qenë të vetëdijshëm për mesazhet që transmetojmë nëpërmjet tyre.

john noob on Twitter: "Damn, the dancing emoji girls are growing up so fast  😭 https://t.co/KfKiHa32Hs" / Twitter

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore