Bota

Emiratet Arabe- Të dytët në botë për hotele të frekuentuar


Hotelet në Emiratet e Bashkuara Arabe u renditën të dytat në botë, si më të frekuentuarat, në vitin 2020. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, kjo ka ardhur nga masat e qeverisë për të frenuar përhapjen e virusit Covid-19 dhe inkurajuar turizmin vendas. Gjithashtu ka shërbyer si strategji rimëkëmbjeje e këtij sektori.

Statistikat zyrtare të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit (OBT) dhe Këshilli i Turizmit të Emirateve (ETC), tregojnë se, hotelet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë regjistruar normën e frekuentimit në 54.7% vitin e kaluar. Ata kanë pritur 14.8 milionë vizitorë, me një mesatare prej 3.7 netësh për mysafirë në 1,089 qendra.

Në vitin 2020, Kina ishte në krye të hoteleve më të frekuentuar në botë, me 58% të shfrytëzimit të tyre. Ndiqet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u rendit e treta me normën 37%.

Hotelet e Emirateve të Bashkuara Arabe zhvilluam fushata promovimi për të tërhequr qytetarët.

Turizmi vendas kontribuoi me 41 miliardë dollarë në ekonominë kombëtare vitin e kaluar, një shifër që pritet të dyfishohet në vitet e ardhshme, sipas Ministrisë së Ekonomisë.

Të dhënat gjithashtu treguan se, turizmi në Emiratet e Bashkuara Arabe ka pësuar rënie me 45.2% në 2020-n, duke shënuar kështu rënien më të lehtë të turizmit në botë.

Fushata “dimri më i ftohtë në botë” i Emirateve të Bashkuara Arabe, nisur vitin e kaluar, tërhoqi gati 1 milion turistë vendas.

Tani, ai do të përqendrohet te turistët ndërkombëtarë sapo të hiqen kufizimet globale.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër vendet kryesore për sa i përket vaksinimit anti- Covid dhe testimeve, të cilat kanë krijuar një ambient të sigurt për turistët, tha ai. Vendi ka vaksinuar 8 milionë e 923 mijë e 543 njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore