Shëndet

Elton John u shtrua në spital pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Francë


Legjenda e muzikës, Elton John u shtrua në spital për pak kohë gjatë fundjavës pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice të Francës.

Këngëtari i “I’m Still Standing”, 76 vjeç, u transportua në qendrën ortopedike të spitalit Princess Grace në Monako, ku mori trajtim paraprak fundjavën që lamë pas, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“Mund të konfirmojmë se pas një lapsusi dje në shtëpinë e tij në jug të Francës, Eltoni vizitoi spitalin lokal si masë paraprake”, tha përfaqësuesi i John për Page Six.

“Pas kontrolleve, ai u lirua menjëherë sot në mëngjes dhe tani është kthyer në shtëpi dhe me shëndet të mirë”, shtoi ai.

John ka kaluar verën në rivierën franceze me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe dy fëmijët e tyre pasi përfundoi turneun “Farewell Yellow Brick Road” në fillim të korrikut.

“Kam pasur karrierën më të mrekullueshme, përtej besimit. Pesëdhjetë e dy vjet gëzim të pastër duke luajtur muzikë. Sa me fat jam që luaj muzikë?”, pati thënë ylli i “Rocket Man”, gjatë koncertit të fundit në Stokholm teksa mbylli setin e tij me “Your Song” dhe “Goodbye Yellow Brick Road”.

“Por, e di, nuk do të rrija këtu dhe të flisja me ty nëse nuk do të ishe ti. Keni blerë këngët, albumet, CD-të, kasetat, por më e rëndësishmja, keni blerë biletat për shfaqjet dhe ju e dini se si më pëlqen të luaj live”, pati shtuar ai.

John falenderoi fansat për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij pesëdhjetëvjeçare.

“Sonte ka qenë magjike. Unë jam duke u përpjekur ta përpunoj atë dhe nuk mendoj se do të zhytet për një kohë akoma që më në fund të mbaroj turneun. Nuk mund t’ju them se sa shumë do të më mungojnë fansat dhe sa më ka përulur mbështetja e tyre – do të qëndrojë me mua përgjithmonë”, pati shtuar ai pos tjerash.

Edhe pse nuk do të shkojë më në turne, fituesi i “Grammy-t” nuk e ka përjashtuar mundësinë e publikimit të një kënge të re.

Ndërsa planifikonte koncertet e tij të lamtumirës, John luftoi fshehurazi me kancerin e prostatës në vitin 2017, për të cilin iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjëndrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore