Teknologji

Elon Musk publikoi startupin e tij të ri


Elon Musk, ka publikuar startup-in e tij për Inteligjencë Artificiale, xAI, siç kishte premtuar më parë. Synimi i këtij startup-i është të konkurrojë me chatbot-in ChatGPT.

Musk do të udhëheqë këtë startup, megjithëse ai ka shprehur më herët që zhvillimi i AI-s duhet të ndalohet dhe se ky sektor ka nevojë për monitorim.

Ai ka shfaqur shqetësime të vazhdueshme lidhur me potencialin e AI-s për të shkatërruar civilizimin.

Në një event në Twitter Spaces Musk shpjegoi planet e tij për ndërtimin e një Intelligjencë Artificiale më të sigurt.

Gjithashtu, Musk mendon se AI që është më e zgjuar se njerëzit, dhe këtë pikë do ta arrijë në pesë ose gjashtë vjet.

Vlen të përmendet se Musk ka bashkë-themeluar kompaninë e njohur të Intelligjencës Artificiale, OpenAI, në vitin 2015, e cila ndërtoi ChatGPT. Megjithatë, ai u tërhoq nga bordi i kompanisë në vitin 2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore