Aplikacione

Elon Musk ndryshon logon e Twitter


Elon Musk ka shprehur dëshirën për të ndryshuar logon e Twitter-it, duke postuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter: “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe gradualisht, të gjithë zogjve.”

Në një postim të fundit, miliarderi dhe pronari i kësaj platforme shtoi: “Nëse ndonjë logo shumë e mirë X publikohet sot, ne do ta publikojmë atë nesër në të gjithë botën”.

Që nga momenti kur ka marrë në dorë drejtimin e Twitter në tetorin e kaluar, kompania ka bërë ndryshime të mëdha, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kopanis pas Twitter në X Corp, për të reflektuar vizionin e Musk për të krijuar një “super aplikacion” si WeChat në Kinë.

Përkohësisht, në prill, zogu i Twitter-it u zëvendësua me një qen Shiba Inu, në një bashkëpunim të përkohshëm me monedhën kripto Dogecoin.

New' Twitter logo continues Elon Musk's commitment to cringe | Creative Bloq

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore