Aplikacione

Elon Musk: Funksioni për bllokimin e llogarive do të hiqet


Funksioni për bllokimin e llogarive do të hiqet për përdoruesit e X ka njoftuar Elon Musk, duke thënë se kjo veçori “nuk ka kuptim”.

Por Musk tha se përdoruesit akoma do kenë mundësinë e bllokimit të marrjes së mesazheve nga personat e tjerë.

Përdoruesit bënë të ditur se kjo do ta bëjë edhe më të vështirë heqjen e postimeve abuzive nga “timeline” i tyre.

Është përditësimi i fundit në një seri të ndryshimeve që Musk ka bërë.

Momentalisht, kur përdoruesit e “bllokojnë” një llogari, ata ndalojnë shfaqjen e postimeve në “timeline-in” e bllokuesit dhe anasjelltas.

Ish-themeluesi i Twitter, Jack Dorsey, duket se ra dakord me vendimin e Musk, por ka shqetësime se nuk do ishte mbrojtje e mjaftueshme nga rastet e ngacmimit, abuzimit ose përndjekjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore