Lajme

Elon Musk e kthen Twitter-in në ‘hotel’ për stafin


Zyrat e Twitter-it po kthehen në “hotele” për punonjësit nga ana e drejtuesit të ri të kompanisë, Elon Musk, sipas vetë stafit të gjigandit të medias sociale.

Në një publikim të bërë nga media shtetërore britanike BBC, disa punonjës kanë dërguar fotografi të zyrave të Twitter nga brenda, ku duket qartë vendosja e krevateve, në dhoma të caktuara, si të ishte në realitet një hotel i mirëfilltë.

Madje, një prej ish-punonjësve, ka thënë për BBC se vetë Musk, ka qëndruar në zyrat e Twitter, pa u shkëputur, që prej blerjes së kompanisë.

Pamje nga zyrat e Twitter

Kjo, duke përcaktuar se edhe ai po jeton aty, pra ka improvizuar një dhomë për të fjetur aty.

Multimiliarderi amerikan, e pati pohuar në fillim të aktit të blerjes se do të flinte në ambientet e Twitter-it, por më pas e kishte fshirë postimin e tij, duke i bërë njerëzit të mendojnë se diçka e tillë nuk ka qenë e vërtetë.

Megjithatë, është e tillë situata dhe njeriu më i pasur në botë, pa e “ndrequr” organizatën, nuk lëviz prej zyrave të reja.

Me më pak fat, janë ata të cilëve në vend të krevateve, u janë mundësuar veçse divane të mëdhenj për të fjetur dhe një kompjuter për të punuar.

Një zyrë e Twitter e improvizuar si hotel

Telashe mundet të ketë kësisoj edhe me inspektimet që zyrtarët amerikanë, apo vetë struktura ku zyrat e Twitter janë vendosur, pasi diçka e tillë (kthimi i zyrave në ‘hotel’), është krejtësisht e palejuar ligjërisht dhe ambientet duhen përdorur vetëm për qëllimin e tyre fillestar.

Nuk mendohet paçka kësaj se Musk-ut do t’i hapen probleme, por me një staf të reduktuar së tepërmi dhe paqartësi për mënyrës si çështja e Twitter do të shkojë, me siguri mendjen ai duhet ta ketë gjetkë e jo tek “hoteli” i ri ku është pronar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore