Boks

Ekspozita Mayweather


Rikthimi i Floyd Mayweather në ring-un e boksit do duhet të presë edhe më, meqënëse kish planifkuar të ndeshej me yllin e Youtube-it, Logan Paul.

Logan Paul nuk është më i huaj në skenën e boksit edhe pse ka shpikur habi te sport-dashësit.

Ndeshja e tyre do të zhvillohei më 20 shkurt të këtij viti por jo si ndeshje profesionale, më tepër si ‘ekspozitë’ apo shfaqje.

E njëjta gjë vlen edhe për ish kampionin e padiskutueshëm të peshave të lehta, Mayweather. Pasi shpalli pensionimin e tij në 26 gusht 2017, me rekord 50 – 0 (rekord historik dhe i vetmi që theu shifrat e mëprarshme të Rocky Marciano-s; 49 – 0), Mayweather ka shfaqur interest në marrëveshjet me figura publike të spektaklit dhe në organizim të ndeshejeve me ta vetëm për të dhënë shfaqje, pra jo me të vërtetë.

Sigurisht që paratë luajnë rolin më të rëndsishëm dhe në këtë rast, Floyd, mund të shihet me lehtësi si një ‘mercenar i kohëve moderne’ – edhe pse 43 vjeçar.

E tillë ishte ndeshja e tij e fundit me luftëtarin e famshëm japonez të kikboksit dhe arteve marciale mikse, Tenshin Nasukawa, në djetor të 2018-ës. Ndeshjen e fitoi Mayweather në raundin e parë me nokaut teknik (TKO).

Nga krahu tjetër i spektaklit, amerikani Logan Paul ka debutuar si boksier profesionist me homologun e tij britanik, KSI në 25 gusht 2019 dhe është rikthyer për revansh në 9 nentor 2019. Ndonëse pa eksperiencë afatgjatë nga të dyja krahët, Logan Paul i humbi të dyja përballjet.

Në Instagram e tij, Mayweather përmend disa emra të tjerë me të cilët pret të luftojë ekzibicionisht:

Këtë vit do të fokusohem në disa ekzibicione. Do të kem sërish një në Tokyo, Japoni. Gjithashtu, takimi me Logan Paul dhe nëse Jake Paul [vëllai i Logan-it] do arrij ta mposhtë Ben Askren, do të zhvilloj një takim edhe me të”.

Me ç’duket, në fokus nuk janë vetëm vëllezërit Paul por edhe – “Kam dëgjuar se 50 cent dëshiron të luftojë me mua por, thotë se jam shumë i vogël për të. Nëse e ka ndarë mendjen, mua do të më gjejë gati në fund-vit. Unë mund të ndeshem me këdo nga këta. Nuk më intereson diferenca në peshë. Eventet me vëllezërit Paul do të sjellin para të mira, ndërsa me 50 cent-in duhet patjetër të jetë “fituesi merr çdo gjë””, e mbyll shkrimin Mayweather.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore