Sport

Eksperienca e dështuar dhe malli për ‘shtëpinë’


Eden Hazard, nënshkrimi më me bujë në pesë vitet e fundit për Real Madrid-id, ka rezultuar një ndër dështimet më të mëdha në histori.

Aventura e belgut te Real Madrid-i është përcjellur me lëndime, performanca mesatare dhe asnjë të mirë.

Hazard ka humbur më shumë ndeshje se sa që ka luajtur. Në ndeshjet që ai ka qenë i pranishëm, ai ka shënuar vetëm pesë gola.

Një ëndërr e kthyer në makth, dhe vazhdimësia për Hazard-in duket e pamundur.

Kështu raporton Edu Aguirre, gazetar i El Chiringuito shumë i afërt me klubin madrilen.

Ai thotë që Eden Hazard dëshiron të largohet nga Real Madrid-i e të kthehet prej aty nga erdhi, në Londër, te Chelsea.

Belgu ishte lojtari më i vlerësuar te Chelsea gjatë kohës së tij në klub dhe shumë thonë që ai ishte edhe futbollisti më i mirë në Premier League.

Mund të jetë herët për të folur, por në klub besohet që një largim i Hazard është i mirë për të dyja palët.

E kështu thotë Jose Felix Diaz, tjetër gazetar madrilen. Ai thotë që Real Madrid-i janë të gatshëm ta shesin Hazard-in nëse një ofertë e mirë arrin te klubi.

Dy vite pas transferimit të bujshëm, fundi duket se po vjen i hidhur.

Malli për shtëpinë dhe dhimbja për dështimin, Hazard do të kërkojë ringjalljen në EURO 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore