Shqipëria

Ekskluzive/ Berat, “një mbi një dritaret” marrin frymë


Pamje nga shembja e shkollës 7 Nëntori, Mangalem

Me shembjen e shkollës 9-vjeçare “7 Nëntori” në lagjen Mangalem të Beratit, pamja e “një mbi një dritareve” merr frymë.

Lagjia është shpallur trashëgimi kulturore nga UNESCO.

Shkolla është ndërtuar në vitin 1954 dhe ka qenë funksionale deri në shtator të vitit 2020.

Nuk ka ende asnjë prononcim për të shpjeguar vendimin e shembjes së saj.

Mendohet gjithsesi, se godina prishte estetikën e lagjes së vjetër beratase.

Kontestimet për prishjen e estetikës së ambientit ka pasur edhe nga vetë UNESCO.

Pamja e “një mbi një dritareve” të Mangalemit, ishte e bllokuar thuajse tërësisht nga ndërtesa e betontë.

Albanian Post ka siguruar pamje ekskluzive nga çasti i prishjes së objektit.

Prishja e Shkollës 7 Nëntori, Mangalem
Prishja e Shkollës 7 Nëntori, Mangalem
Prishja e Shkollës 7 Nëntori, Mangalem
Prishja e Shkollës 7 Nëntori, Mangalem

Banorët e zonës, të pyetur nga Albanian Post, janë të paqartë mbi vendimin.

Disa prej tyre, kanë thënë se ka një vit që po projekohet shembja e saj.

“Bashkia e ka postuar disa herë në Facebook se do të prishet. Për sot, nuk kemi pasur njoftim.

Me sa na kanë thënë, do të bëhet lulishte. Mund të jetë atraksion edhe për vizitorët”, tha një banor i zonës.

Qeveria dhe autoritetet bashkiake kanë filluar që në 2013-ën planin për “Rilindje Urbane”.

Transformimi i qendrave historike të shesheve kryesore shqiptare ka qenë në vëmendjen e këtij plani.

Nuk ka ende informacion nëse edhe prishja e 7 Nëntorit, është pjesë e Rilindjes Urbane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore