Lajme

Ekipi i Klitschkos për mediumin serb rreth deklaratës së ish-boksierit: Po merremi me këtë marrëzi


Vitali Klitschko

“Po përgatisim një deklaratë zyrtare për këtë marrëzi”, i ka thënë ekipi i Vitali Klitschkos mediumit serb Nova, kur janë pyetur rreth një deklarate që Klitschko supozohet ta ketë bërë për një media me bazë në Zvicër, por që publikon në gjuhën shqipe, Le Canton27.

Ky medium raportonte se Klitschko i ka thënë gazetarit të tyre që “ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesit rus, si dikur shqiptarët që luftuan kundër okupatorit serb”.

Intervista supozohet të jetë bërë në Davos të Zvicrës, ku kryetari i Kievit po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Pas lajmit që kryesisht mori vëmendje të madhe në mediat e Serbisë, pati reagime të shumta nga politikanë e ministra serbë.

Madje, gazeta Danas e kishte kontaktuar edhe Ambasadën e Ukrainës për të pyetur rreth deklarimit të Klitschkos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore