Auto

Edicioni i parë i Volkswagen ID.4 në SHBA


Edicioni i parë i Volkswagen ID.4 GTX do të jetë varianti i parë i automjeteve elektik të kompanisë që shkon në SHBA.

Nga të dhënat e CarBuzz prototipi ID.4 po testohet dhe ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dizajn. “Fenerët LED janë pjesërisht të mbuluar dhe kanë një dizajn të ndryshëm nga modeli ID i rregullt”, sqarojnë ata.

Pritet që pjesa e brendshme e makinës të ketë dizajne unike, ndërsa lartësia e saj do të pësojë ulje për shkak të shasisë së azhornuar.

Lidhur me performancën, ID.4 do të përdori një konfigurim të dyfishtë të motorit. Një motor do të furnizojë rrotat e përparme, ndërsa një tjetër rrotat e pasme. Të dy motorët së bashku do të prodhojnë një kombinim prej 302 kuaj fuqi.

ID.4 GTX do të debutojë në treg në pranverë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore