Lajme

Edhe KFOR-i në Lagjen e Boshnjakëve, pas aksionit të policisë në Veri (VIDEO)


Ushtarët e KFOR-it duke e montioruar e krijuar në Veri pasi që aksioni i Policisë së Kosovës, ka hasur në rezistence të serbëve

Ushtarët e KFOR-it (Kosovo Force), nga pamjet e siguruara nga Albanian Post, janë parë në Lagjen e Boshnjakëve pas aksionit të ditës së mërkure të Policisë së Kosovës në gjithë vendin, përfshirë edhe komunat serbe në Veri, kundër kontrabandës me mallra.

Bazuar nga pamjet, disa ushtarak të KFOR-it janë parë në vendin e ngjarjes duke e monitoruar situatën e krijuar në Veri pasi që aksioni i Policisë së Kosovës, ka hasur në rezistence të serbëve lokal.

Ushtarët e KFOR-it nuk ishin të pajisur me ndonjë armatim të rëndë.

Në mëngjesin e së mërkurës në Veri të Mitrovicës, rreth orës 09:00 janë dëgjuar krisma në ajër, i është vënë flaka një veture, janë parë numër i madh policësh në rrugë e qytetarë më pas të grumbulluar duke sulmuar policinë.

Më pas është kuptuar se Policia e Kosovës ka filluar një aksion në gjithë Kosovën, përfshirë edhe komunat serbe në Veri, kundër kontrabandës me mallra.

Një nga ndërhyrjet ka ndodhur në Mitrovicën Veriore në kryqëzimin midis Shkollës së Mesme Teknike “Mihailo Petroviç” dhe vendit të njohur si Lagjja e Boshnjakëve.

“Në orët e hershme të mëngjesit policia ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Në këtë operacion policor i cili është ende duke vazhduar janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor”.

“Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”.

Megjithatë, aksioni i policisë është kundërshtuar nga banorët atje, kryesisht serbë.

Ata edhe kanë dalur në rrugë për të bllokuar punën e policisë, derisa policia ka ndërhyrë edhe me gazë lotsjellës meqë fillloi të sulmohet nga turma e njerëzve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore