Lajme

Edhe Grenell komenton plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë: Të dënohet dhuna


Rastin e plagosjes së një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari të nacionaliteti serb në Shtërpcë e ka komentuar edhe ish i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell.

Grenell ka komentuar shkurtimisht se “kjo dhunë duhet të dënohet nga të gjithë në Kosovë dhe në Serbi”.

Komenti i Grenell ka ardhur në llogarinë e tij në Twitter, njëjtë siç edhe ai i Komisionerit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ai, duke rishpërndarë postimin e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se është ‘i shokuar me sulmin e dy fëmijëve në Shtërpcë”.

“Nuk mund të ketë justifikime për çfarëdo dhune, u dëshiroj shërim të shpejtë”, shkroi ai.

“Besoj se një hetim i plotë do të bëhet nga autoritetet e Kosovës”, përfundoi komentin e tij diplomati evropian.

 

Rastin e kanë dënuar edhe të gjithë liderët institucionalë e politikë në Kosovë, derisa është kërkuar hetim i menjëhershëm nga policia.

Sipas të dhënave të para, të konfirmuara edhe nga ministri i FSK-së, Armend Mehaj, një nga personat e përfshirë në vrasje është edhe një ushtar i FSK-së.

Rasti ndodhi pasditen së të premtes së 6 janarit.

Më vonë, si zakonisht, në Serbi ngjarjes i kanë dhënë ngjyrime politike. Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç, ka deklaruar se “serbët janë qëlluar nga një shqiptar”, derisa pohoi se qëllimi ishte “të na japin Krishtlindje të përgjakshme”.

Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që fajtorët të sjellën para drejtësisë.

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë – serbët vendosin barrikadë në fshatin Gotovushë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore