Lajme

Edhe 102 refugjatë afganë në Kosovë, në grupin e dytë


Në mesnatën në mes të hënës dhe të martës, në Kosovë ka ateruar aeroplani i dytë me refugjatë nga Afganistani.

Nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Albanian Post merr vesh se në ekuipazh të këtij aeroplani ishin 102 refugjatë afganë.

Aeroplani i dytë me refugjatë afganë ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtr të Prishtinës “Adem Jashari”, rreth orës 24.

Bashkë me 111 refugjatët e ardhur në mbrëmjen e së dielës, më 29 gusht, numri i refugjatëve të strehuarve deri tani në Kosovë, ka shkuar në 213.

Afganët e ardhur në Kosovë, janë duke u strehuar në ish kampin e Bechtel Enka-s, i cili ndodhet shumë afër kampit Bondsteel, në fshatin Sojevë të Komunës së Ferizajt.

Refugjatët e ardhur janë afganë të cilët kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.

Në Kosovë tashmë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht.

Me të arritur në Aeroportin Nërkombëtar të Prishtinës, 111 refugjatët afganë iu nënshtruan disa procedurave, për të cilat ishte kujdesur Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me zyrën e Presidentes së Kosovës.

“111 refugjatët fillimisht i janë nënshtruar procesit të verifikimit, pastaj u janë bërë disa teste, u është dhënë ndihma shëndetësore atyre që kanë pasur nevojë”, ka thënë për Abanian Post, Ferdinand Nikolla, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Pas testimit për COVID-19 të gjithë refugjatët afganë në grupin e parë kanë rezultuar negativë.

“Shërbimi shëndetsor ka qenë aty nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, bashkë me ekipin për testim për COVID-19. Të gjithë janë testuar dhe kanë marrë shërbimet shëndetësore varësisht nga nevoja”, ka treguar Nikolla për Albanian Post.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.

“Refugjatët afgan, në Kosovë do të qëndrojnë maksimalisht 12 muaj”, ka thënë për Albanian Post, Ferdinand Nikolla, Këshilltar Politik i Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Çështje muajsh, deri sa t’u bëhen vizat për US dhe shtetet tjera anëtare të NATO-s”, ka treguar më tej Nikolla.

Nikolla ka treguar për Albanian Post, se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe NATO, po mbulojnë të gjitha shpenzimet që ndëridhen me “sigurimin e ushqimt, veshmbathjeve dhe shërbimeve shëndetësore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore