Lajme

Refugjatët afganë do të qëndrojnë në Kosovë rreth një vit


“Refugjatët afgan, në Kosovë do të qëndrojnë maksimalisht 12 muaj”, ka thënë për Albanian Post, Ferdinand Nikolla, Këshilltar Politik i Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Çështje muajsh, deri sa t’u bëhen vizat për US dhe shtetet tjera anëtare të NATO-s”, ka treguar më tej Nikolla.

“Me ligj, deri në 12 muaj shteti i Kosovës i ka në mbrojtje”.

Nikolla ka treguar për Albanian Post, se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe NATO, po mbulojnë të gjitha shpenzimet që ndëridhen me “sigurimin e ushqimt, veshmbathjeve dhe shërbimeve shëndetësore”.

Kosova ka pranuar që të strehojë rreth 2 mijë afganë, si pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar.

Afganët të cilët ka pranuar t’i strehojë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kanadaja janë larguar nga vendi i tyre pasi që talibanët morën në dorë Afganistanin.

Këta refugjatë që kryesisht ishin bashkëpunëtorë të forcave amerikane dhe NATO-s, në Kosovë erdhën me avionë të forcave ajrore amerikane.

MPB nuk lejon mediet në kampin ku po strehohen refugjatët në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, ka vendosur që të mos lejoj mediet të komunikojnë me refugjatët afgan të ardhur një natë më parë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për medie, të publikuar të hënën në mesditë, MPB njofton “të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje”.

Nuk dihet saktë se sa do të zgjasë kjo masë, por në këtë njoftim thuhet se kjo masë do të jetë në fuqi deri “në një vendim tjetër”.

Refugjatët janë vendosur në ish kampin e Bechtel Enka-s, i cili gjendet shumë afër kampit Bondsteel, në fshatin Sojevë të Komunës së Ferizajt.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se grupet tjera të afganëve mund të vinë çdo ditë nga e hëna, pa potencuar detaje kur do të vi grupii dytë dhe se sa do të jetë numri i tyre.

Kosova ka pranuar që të strehojë rreth 2.000 afganë, si pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar.

Në ora 20:15, të dielën, në Kosovë ateroi aeroplani i parë me 111 refugjatë afgan në ekuipazh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore