Sport

Eden Hazard kërkon falje


Sulmuesi i Real Madrid-it u ka kërkuar falje tifozëve madrilenë për gjestin pas eliminimit të Real-it nga Champions League.

Ish-futbollisti i Chelsea-s u pa duke bërë shaka dhe duke qeshur me lojtarët e bluve të Londrës pas përfundimit të ndeshjes.

Pas këtij veprimi, në mediat madrilene pati shumë komente negative dhe mes tifozëve Los Blancos.

Me një mesazh në Instagram, Hazard shkruante:

“Kërkoj falje. Kam lexuar shumë komente rreth meje sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madrid-it”.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të luaj për Real Madrid-in dhe këtu jam për të fituar. Sezoni nuk ka mbaruar dhe do të luftojmë për La Liga-n. Gjithmonë Madrid!”

Hazard ka dështuar të arsyetojë çmimin e transferimit të tij prej 100 milionë euro.

Belgu ka humbur pjesën më të madhe të aventurës së tij në Madrid për shkak të lëndimeve.

Ka zëra, sipas të cilave, Real Madrid-i mendon ta shesë, por gjithçka mbetet për t’u parë gjatë verës së këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore