Sport

E shtuna në Serie A sjell derbin e qytetit të Torino-s


Të shtunën në Serie A do të luhen tre ndeshje të cilat fillojnë nga ora 15:00 deri në 20:45.

Dueli i parë do fillojë mes Salernitana-s dhe Genoa-s në 15:00, ku vendasit do kërkojnë fitoren e parë, ndërsa Genoa më një fitore eventuale do t’i largohej zonës së rrezikut.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë, në ora 18:00 do luhet derbi i qytetit mes Juventus-it dhe Torino-s.

Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta dhe radhiten ne pozitat tetë dhe nëntë.

Pas një fillimi të dobët, bianconeri vinë nga tre fitore radhazi, e fundit e cila ishte në Ligën e Kampionëve përballë kampionëve të Evropës, Chelsea-t.

Në pesë derbit e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve, dy ndeshje kanë përfunduar me barazim, dhe tre të tjera me fitoren e Juventus-it.

Ndeshja përmbyllëse e së shtunës në Serie A do luhet mes Inter-it dhe Sassuolo-s në ora 20:45.

Kampionët e Italisë kanë pasur një fillim të mirë të sezonit, por në dy ndeshjet e fundit ata nuk kanë arritur të gjejnë fitoren.

Që nga largimi i Lukaku-t, nerazzuri-t e kishin më të vështirë fitoren, megjithatë, ata ende nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Serie A.

Në anën tjetër Sassuolo nuk po kalojnë një form shumë të mirë, edhe pse ata vinë nga një fitore përballë pozitës së fundit, Salernitanës.

Momentalisht, Inter-i radhiten në pozitën e tretë me 14 pikë, ndërsa janë në vendin e 12-të me shtatë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore