Sport

E mërkurë, e gjithë Ligue 1 zbret në fushë


Java e shtatë e ligës franceze të futbollit, i sheh skuadrat të zbresin në fushë në të njëjtën kohë, sikur të jetë javë vendimtare për pozitat përfundimtare.

Në orën 19:00, dhjetë skuadra zbresin në fushë për pesë ndeshje, dhe po i njëjti skenar është edhe në orën 21:00.

Dita fillon me ndeshjen Lille – Reims.

Kampionët kërkojnë të lën prapa fillimin e dobtë me një fitore përballë Reims-it të Valon Berishës.

Në të njëjtin orar, në principatë, Monaco e pret St. Etienne-n.

Dy skuadrat kanë pasur një fillim shumë të dobët të sezonit, me Monacon që gjendet e 14-ta dhe St. Etienne e 19-ta.

Një fitore sot, do të ishte pikë rikthimi për secilën skuadër.

Edhe Elbasan Rashani zbret në fushë sot, me Clermonti-n e tij që viziton Rennes-in.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, kërkon të vazhdoj formën e mirë si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Dy ndeshjet tjera të orës 19:00 janë:

Montpellier – Bordeaux

Nantes – Brest

Në letër, derbi i javës zhvillohet në fushën e Angers.

Angers i vendit të katërt pret Marseille-n e vendit të dytë, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar.

Në anën tjetër, Lens e vendit të tretë pret Strasbourg-in.

Nice e vendit të pestë udhëton te Lorient që e ka nisur sezonin në mënyrë shumë pozitive.

Lyon-i kërkon të lë prapa fillimin e ngadaltë, derisa presin Troyes-in.

Paris-i i të gjitha fitoreve, sonte vjen pa Messi-n e lënduar në fushën e Metz-it.

Parisienët udhëtojnë në Metz për fitoren e shtatë radhazi, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e lehtë përballë vendit të fundit.

Ligue 1 rikthehet menjëherë në fundjavë me javën e tetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore