Sport

E konfirmon Skriniar: Po, kam nënshkruar me PSG-në


Tashmë është e sigurt. Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar do të largohet nga zikaltrit, për t’iu bashkuar skuadrës së Paris Saint-Germain.

Se do të ndodhë kjo lëvizje, e ka pranuar edhe vetë Skriniar, i cili së fundmi tha që ka nënshkruar kontratë me kampionët e Francës.

“Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për momentin. Jam duke pritur për një marrëveshje mes klubeve”, ka thënë Milan Skriniar për “Futbolsfz.sk”.

Pra, kapiteni i zikaltërve do të largohet nga qyteti i Milanos, mirëpo mbetet të shihet se a do të arrihet marrëveshja mes klubeve brenda janarit, apo sllovaku do t’i bashkohet PSG-së në verë si lojtar i ri.

U përfol nëpër media që Parisi i ka ofruar 10 milionë euro Inter-it për ta blerë Skriniar-in gjatë dimrit.

Ndërkohë, në verën e kaluar, Inter-i refuzoi rreth 70 milionë euro nga francëzët për futbollistin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore