Përballje

E hëna e futbollit në Premier League


Ndeshjet gjatë të hënës janë shndërruar në një realitet të hidhur për tifozët e Premier League.

Sonte, fatin që të mbajë një ndeshje të hënën, do të ketë “Goodison Park” i Everton-it.

Klubi po kalon formën më të dobët në 50 vitet e fundit, dhe kërkon që të ringjallet sonte përballë Arsenal-it.

Edhe këtë të fundit në këtë ndeshje vijnë pas një humbje në ndeshjen vendimtare përballë Manchester United.

Mirëpo, forma e Everton-it është ajo që me të vërtetë është shqetësuesë.

Blutë nga Merseyside kanë dështuar që të fitojnë në tetë ndeshejt e fundit kampionale, duke humbur gjashtë nga to.

Përkundër kësaj, Rafael Benitez nuk është shkarkuar, por tani pozita e tij në stolin e Everton-it është shumë e luhatur.

Arsenal-i në anën tjetër, la prapa fillimin e dobët të sezonit dhe arriti që të kthehet në luftë për garat evropiane.

Me një fitore, topçinjtë do të kërkojnë që të ngjiten përsëri mbi Tottenham-in dhe Manchester United-in që arritën fitore këtë javë.

Ndeshja vjen me fillim në orën 21:00, dhe mbyll javën e 15-të të Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore