Shqipëria

E akuzoi për shpifje, Veliaj fiton edhe gjyqin me Tabakun


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të enjten e 16 dhjetorit, ka fituar gjyqin me deputeten nga radhët e Partisë Demokratike (PD), Jorida Tabaku, e cila ka paditur Veliajn për shpifje.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar akuzën e Tabakut, në vendimin e kësaj të enjte, për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”.

Sipas vendimit, Veliaj nuk ka shpifur ndaj Tabakut, kur është shprehur se, sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e kësaj shkolle, “ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë”.

Dy ditë më parë, GJKKO shpalli të pafajshëm Veliajn, për çështjen e ngritur nga nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Grida Duma ka paditur për shpifje Veliajn më 23 mars të këtij viti.

Padia lidhet me reagimin e Veliajt, pas akuzave që ka ngritur PD-ja ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma

Në padinë e Dumës thuhet se “shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar Dumën si trafikante apartamentesh.

Nga ana tjetër deputetja e PD-së e ka konsideruar këtë deklaratë si “trillime shpifëse, që bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun”.

Më 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi pezullimin e çështjes mes deputetes, Grida Duma dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), prokurori Behar Dibra, u shprehur se kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Më herët më 22 shtator të këtij viti u mbajt seanca pajtimore mes tyre, por Duma theksoi se nuk ka dhënën dakordësi për pajtimin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore