Shqipëria

SPAK kërkon pezullimin e çështjes mes Dumës dhe Veliajt


Prokuroria e Posaçme në Republikën e Shqipërisë (SPAK) ka kërkuar që të pezullohet çështja mes deputetes së Partisë Demokratike (PD), Grida Duma dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), prokurori Behar Dibra, është shprehur se kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Më herët më 22 shtator të këtij viti u mbajt seanca pajtimore mes tyre, por Duma theksoi se nuk ka dhënën dakordësi për pajtimin.

“Duhet vijuar kjo seancë sepse nuk është çështja ime personale”, u shpreh asokohe ajo.

Grida Duma ka paditur për shpifje Veliajn më 23 mars 2021.

Padia lidhet me reagimin e Veliajt, pas akuzave që ka ngritur PD-ja ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

Në padinë e Dumës thuhet se “shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar Dumën si trafikante apartamentesh.

Nga ana tjetër deputetja e PD-së e ka konsideruar këtë deklaratë si “trillime shpifëse, që bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun”.

Në padinë e Dumës shkruhej se, “i akuzuari Erion Veliaj nuk paraqiti asnjë argument kundër deklaratës ngritur nga PD-ja për të vërtetuar të kundërtën e deklarimeve të personave të përgjuar nga Antimafia Italiane, të cilët e implikojnë atë drejtëpërsëdrejti”.

Sipas saj Veliaj, zgjodhi të sulmojë në mënyrën më të ulët duke hedhur akuza të pabaza dhe totalisht të pavërteta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore