Lajme

Dushi: Vazhdojmë të sfidohemi me numrin e vogël të inspektorëve


Florian Dushi.

Drejtori i Inspektorarit në Prishtinë, Florian Dushi, ka deklaruar se sfidë kryesore mbetet numri i vogël i inspektorëve, sipas tij, edhe pse është shtuar numri i tyre në disa dikastere ky numër është i pamjaftueshëm.

“Po sfidat kryesore kanë qenë numri i vogël i inspektorëve, karshi zhvillimeve jashtëzakonisht të mëdha dinamike në kryeqytet, kemi pasur numër jashtëzakonisht të vogël duke përfshirë në sektorin e rendit komunal”.

Ai ka theksuar se probleme më të mëdha kanë pasur me sektorin e ndërtimtarisë.

Pasi që numri i inspektorëve ka qenë i vogël e nevoja për ta e madhe.

“Sektorin e ndërtimit veçanërisht mund të iu them që kam gjetur drejtorinë e Inspektoratit më vetëm 4 inspektorë të ndërtimit të cilët Prishtinën e kanë pasur të ndarë në katër zona të përgjithësisë dhe është dashtë të përcjellin gjithë këto ndërtime që zhvillohen në Prishtinë”.

Dushi është shprehur se kërkesat kryesore të qytetarëve gjatë këtij viti kanë qenë lirimi i hapësirave të uzurpuara dhe që në fillim të mandatit të tij është marrë më këtë çështje.

“Që nga marrja e kësaj detyre kam vërejtur që ankesat kryesore të qytetarëve kanë qenë të orientuara në drejtim të lirimit të hapësirave të uzurpuara, prandaj edhe fokusi ynë ka qenë i drejtuar në këtë drejtim”.

“Kemi filluara me lirimin e hapësirave duke nisur në pjesën e Taukbahqe, në pjesën e QKUK-së ku kemi larguar lodrat të cilat kanë qëndruar aty me vite të tëra dhe sot për fat të mirë ato janë hapësira që po shndërrohen në parqe”, tha ai për EO.

Ai ka sqaruar se sheshet Prishtinës i kanë liruar përmes aktiviteteve të ndryshme.

“Shitësit ambulant në shesh nuk do të lejohen në as një formë, as më kërkesa as pa kërkesë, nuk kemi më shitës ambulant, ndoshta kemi ndonjë tentative por megjithatë mund të thuhet që sheshi këtë vit është çliruar nga grupi i madh i shitësve ambulantë, është çliruar nga tarrasat e konstruksionit të pakuptimta që kanë qenë aty”.

Përveç ndërtimtarisë, sfidë kanë pasur edhe në sektor të tjerë.

“Kemi po ashtu edhe mangësi të stafit tek sektori pyjeve. Edhe në këtë drejtim kemi aprovuar dhe jemi në fazën finale të rekrutimit të një numri të stafit shtesë dhe një projekt tjetër që e kemi për rritjen e numrit dhe besoj që në finale do të kemi një numër të mjaftueshëm inspektorësh”.

Ndërkaq për ndërtimet pa leje, situate qëndron më mirë.

Drejtori thekson se aktualisht janë vetëm dy probleme në komuna.

“Probleme janë dy, taksi ilegal dhe taksitë që janë të regjistruar në komunat për rreth kryeqytetit dhe vijnë operojnë në Prishtinë, dhe i kemi autobusët të cilët përkundër përcaktimit të qartë të linjave të tyre të qarkullimit shpesh here ndodh që i takojmë duke lëvizur edhe në pjesën qendrore të qytetit”.

“Në bashkëpunim me policinë po provojmë që ti largojmë, ata gjobiten, ju konfiskohen tabelat, por megjithatë fluksi është i madh dhe ndonjëherë kemi mungesë kapacitetesh që të krijojmë ekipe të cilat do të qëndroni në vendet të cilat ata frekuentojnë. Problemet të cilat ata i shkaktojnë në komunikacion janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.

Në aspektin legjislativ në Kosovë sigurinë në punë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e Punës dhe me Ligjin për Siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Sipas ligjeve në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë.

Gjithashtu, punëdhënësi detyrohet ta informojë punëtorin me shkrim para angazhimit të tij, për rreziqet në punë dhe për masat mbrojtëse të cilat obligohet t’i marrë, në të kundërtën, shqiptohen gjoba nga 5 mijë euro deri në 35 mijë euro.

Rreziqet në sektorin e ndërtimtarisë që kushtojnë me jetë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore