Stil

“Duplex-ët” më trendi të modernitetit


Banesat Duplex janë shtëpi me shumë familje që ka dy njësi në një ndërtesë, pavarësisht se si janë rregulluar ato shtëpi.

Këto njësi mund të jenë krah për krah ose njëra mbi tjetrën. Pra janë shtëpi me dy dyer, ku njerëzit mund të hyjnë në hapësira të ndryshme banimi në një shtëpi, një në katin e sipërm ndërsa të tjerët në katin e poshtëm.

Këto dy njësi të veçanta janë zakonisht të ngjashme në madhësi. Sipas Këshillit Kombëtar të Strehimit Multifamily, gati 1 në 5 familje jetojnë në një ndërtesë duplex.

Përafërsisht 18 për qind e familjeve jetojnë në ndërtesa duplex në katër njësi.

Këto ndërtesa shpesh shihen si prona të mençura ku mund të investohet, pasi që në thelb mund të jetoni në një njësi ndërsa njësinë tjetër mund të jepet me qira.

Banesat duplex, janë ndryshe prej shtëpive normale, të jap pamje dhe ndjesi magjepsëse. Mirëpo ofrojnë një përvojë të ngjashme të jetesës.

Mesatarisht ato mbulojnë më shumë metra katrorë sesa apartamentet, ato gjithashtu mund të kushtojnë më shumë por, që në shumicën e tyre janë të vendosura më shumë në periferi sesa në zonat urbane.

Ky qëndrim ditorë aq sa është i guximshëm po aq është edhe i bukur.

Përdorimi i shumë ngjyrave dhe ndarja e hapësirave të mëdha në një pjesë që është e përdorshme rrit dobinë e ati vendi.

E rëndësishme është shfrytëzimi hapësirave në mënyrë efikase, me zonën e ngrënies të futur mjeshtërisht poshtë shkallëve.

Kur bëhet fjalë për një ambient të dyfishtë, mendimi ynë i parë është një shkallë.

Hapësira gjelbëruese plotëson me delikatesë shkallët me ngjyrë kafe prej druri.

Paneli i xhamit dhe mbajtësja prej druri kryesojnë thjeshtësinë e këtij dizajni.

Një tarracë është një bonus i madh për ta pasur në kësi lloj shtëpie.

Mjaft e thjeshtë për një pamje të pastër dhe përfikte, kjo hapësirë ​​mahnitëse përmban një art në murin e jashtëzakonshëm me pikturën e një Buda.

Një nga pikat tjera kryesore të kësaj shtëpie është edhe pishina e saj private, e cila zakonisht është e dukshme nga hyrja dhe dhoma e ndenjes.

Veshja nga materiali prej guri dhe burimet që rrjedhin i shtojnë estetikë pishinës, duke mbetur një strukturë plotësisht funksionale.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore