Shqipëria

Balla pas takimit me ambasadorin anglez në Elbasan


Ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman, po zhvillon një vizitë në qytetin e Elbasanit, më 1 prill, për zgjedhjet e 25 prillit.

Pas takimit me drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit, të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në një konferencë për mediat.

Balla i shprehu si shqetësim ambasadorit vonesën në miratimin e fletës së votimit.

“Fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit të mos marrë përmasat e një faqeje gazete”.

Norman ka zhvilluar takim dhe me drejtuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Por akoma nuk ka detaje të këtij takimi.

Qëllimi i këtyre takimeve ka të bëjë me klimën politike dhe fushatën elektorale.

Po ashtu edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me këta drejtues politik në Elbasan. Kjo është vizita e dytë e një ambasadori të lartë, në këtë qark.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore