Sport

Dukagjini në Superligë, Trepça ‘89 bie nga kategoria


Penalltitë ishin të nevojshme për të caktuarën skuadrën e tretë që ngjitet në Superligë.

Pas Ulpianës dhe Malishevës, për vendin e fundit luftonin Dukagjini dhe Trepça 89.

Të parët shënuan skuadra nga Mitrovica, me anë të Adenis Shalës në pjesën e parë.

Shifrat u barazuan në pjesën e dytë me anë të Labinot Osmamit, në minutën e 52-të.

Ndeshja përfundoi 1-1, e as vazhdimet nuk ndryshuan asgjë.

Në këtë mënyrë, penalltitët do të përcaktonin fituesin.

Këtë radhë, finalistëve të kupës, Dukagjinit, llotaria e 11 metërshave iu buzëqeshi.

Ata fituan 4-3, duke siguruar kështu ngjitjen në Superligë.

Trepça ’89 në anën tjetër do të militojë në kategorinë e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore