Përballje

DuBoef: Dueli mes Fury-t e Joshua-s është i pashmangshëm


Në atë që do të jetë një nga ndeshjet më të pritura të peshave të rënda për vite me radhë, Tyson Fury dhe Anthony Joshua parashikohet të luftojnë të paktën një herë, sipas Todd DuBoef, presidenti i “Top Rank Boxing”.

Fury dhe Joshua në fakt kishin një marrëveshje për të luftuar përpara se procedurat ligjore të detyronin Fury-n të luftonte kundër Deontay Wilder për herë të tretë.

Dhe gjithë kjo situatë u turbullua pasi Joshua humbi titullin e tij të peshave të rënda përballë Oleksandr Usyk.

“Unë mendoj se Fury dhe Joshua do të luftojnë të paktën një herë, sepse njerëzit e duan këtë”, tha DuBoef.

“Ne, si njerëz të përfshirë në boks, i detyrohemi shikuesve t’i shërbejmë atë që duan. Fury përballë Joshua është ajo që njerëzit duan të shohin”.

Joshua ende duhet të luftojë ndeshjen e tij të dytë kundër Usyk pasi ai kërkon të rifitojë rripat e tij, ndërsa Fury po vihet kundër Dillian Whyte në një mbrojtje të detyrueshme të kampionatit të tij.

Përfundimisht, DuBoef beson se Fury dhe Usyk mund të luftojnë me njëri-tjetrin nëse kjo bëhet lufta më e kërkuar.

“Nëse Joshua dhe Usyk luftojnë përsëri dhe Usyk triumfon, atëherë ndoshta publiku do të thotë: ‘Ne duam Fury vs Usyk’, dhe nëse publiku e do, ne do e realizojmë, përfundoi DuBoef.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore