Uncategorized

Dua Lipa uron shqiptarët në nder të 111-vjetorit të pavarësisë


Në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një urim i veçantë erdhi edhe nga këngëtarja me origjinë nga Kosova e me popullaritet botëror, Dua Lipa.

Lipa ka ndarë një postim me ndjekësit në mediat sociale, derisa ka shkruar – “Një komb, një flamur, urime festa”, dhe jo vetëm.

Po ashtu, Lipa ka ndarë një fotografi nga momenti kur ka marrë pasaportën shqiptare si dhe një me flamurin shqiptar të hedhur krahëve.

Pos, Dua Lipës, edhe këngëtarja Rita Ora po vazhdon të zhvillojë vizitën e saj në Kosovë, ku edhe e ka festuar ditëlindjen në një prej klubeve të natës në Prishtinë.

Ora është takuar me disa figura politike përfshirë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti si dhe me të parin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Rita Ora, Albin Kurti.

Vizita e Orës ka bërë bujë që kur ajo ka shkelur mbi tokën kosovare, derisa është përkulur që ta puthe po këtë pjesë, menjëherë pas zbritjes nga aeroplani me të cilin kishte udhëtuar për Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore