Përballje

Drita triumfon përballë Llapit, Gjilani mposht me vështirësi Dukagjinin


Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, të cilat ishin mjaft interesante.

Dueli mes Dritës dhe Llapit ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Goli i parë erdhi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, të cilin e shënoi Kushtrim Shabani në portën e gabuar.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 92-të, Almir Ajzeraj shënoi për të dyfishuar epërsinë dhe për t’i dhënë fitoren Dritës.

Në anën tjetër, ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, gol të cilin e shënoi Mevlan Zeka.

Ndërkohë fitoren e parë këtë kampionat e ka realizuar Drenica, që ka mposhtur Ferizajn me rezultat 1:0.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore