Përballje

Drita dhe Ballkani luajnë baras në pjesën e parë


Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Ballkanit.

Rezultati momental është 1 me 1, ku të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Theranda.

Ishte Meriton Korenica ai që e shënoi golin e parë në ndeshje për Ballkanin në minutën e 11-të.

Ndërsa një minutë para fundit të pjesës së parë, ishte Muharrem Jashari që i barazoi shifrat.

Kujtojmë që barazimi i konvenon më shumë skuadrës së Dritës, të cilët momentalisht janë tre pikë përpara, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore