Lajme

Dreçun fajëson Bashkimin Evropian për mos-themelimin e Asociacionit – “BE është tigër pa dhëmbë”


Kryetari i Komisionit të Kuvendit të ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Millovan Dreçun,

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Millovan Dreçun, ka deklaruar se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është çështje kyçe për vazhdimin, mbajtjen dhe përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbi dhe se të gjitha çështjet tjera të hapura mund të zgjidhen paralelisht vetëm me të.

“Bashkimi Evropian është tigër pa dhëmbë. BE duhet ta detyrojë Prishtinën që të përmbushë atë që është negocuar, në mënyrë që të hapet hapësira për dialog”, ka deklaruar Dreçun, përcjell Nova.

Dreçun gjithashtu thotë se “Prishtina e ka bërë të pamundur vazhdimin e dialogut”.

“Pse do të negocionim diçka të re nëse e dimë se Prishtina edhe nëse e nënshkruan nuk do ta realizojë”, ka deklaruar.

Drecun thotë gjithashtu se nga misioni i Gabriel Escobar-it shihet se Washingtoni dëshiron ta drejtojë tërë procesin e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sepse vlerësojnë se BE-ja nuk ka fuqi të mjaftueshme për të luajtur gjithçka dhe për ta realizuar.

Ai ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara janë ato që kanë ndikimin më të madh në sjelljen e Prishtinës dhe në të gjitha proceset.

Ky zyrtar serb gjithashtu thotë se “është i befasuar nga deklaratat e zyrtarëve dhe ndërmjetësve të BE-së kur thonë se mbetet për t’u parë se cila rrugë do të shkojë përpara në dialog”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore