Përballje

Dramë në Denver dhe Toronto


Drama mbizotëroi në dy ndeshjet më interesante të së premtës në NBA.

Dueli mes Denver Nuggets dhe Chicago Bulls të cilëve nuk ju mjaftoi koha e rregullt për të zgjedhur një fitues.

Ndërsa ndeshja mes Utah Jazz dhe Toronto Raptors mbaroi në kohë të rregullt por drama ishte e madhe ku rezultati ishte shumë afër barazimit në posedimin e fundit.,

Nuggets arritën të barazojnë rezultatin e ndeshjes me anë të Jamal Murray ku përgatitën një skemë perfekte për barazimin e rezultatit.

Loja përfundoi me fitoren e Nuggets me rezultat të ngushtë  131:127 në kohën shtesë.

Çereku i parë filloi me epërsinë e Bulls, por pjesa tjetër e ndeshjes ishte me rezultat të ngushtë, ku nuk dihej as fituesi i ndeshjes deri në fund.

Më të dalluarit te Nuggets ishin dyshja e zjarrtë, Jamal Murray dhe Nikola Jokic ku të dy shënuan nga 34 pikë, por Jokic kontribuoi edhe me 15 kërcime e 9 asistime.

Murray po ashtu ka shënuar 22 pikë vetëm në çerekun e katërt dhe në kohën shtesë.

Ndërsa te Bulls të cilët bënë një lojë shumë të mirë por nuk arritën fitoren, më të dalluarit ishin Zach Lavine me 32 pikë dhe Otto Porter Jr me 22 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=v-v1YvpBKgI&ab_channel=MLGHighlights

Fituesi i ndeshjes nuk dihej deri në fund as në duelin mes Utah Jazz dhe Toronto Raptors.

Gjithçka filloi e barabartë, por nuk përfundoi ashtu.

Utah Jazz kishin epërsi minimale përball kanadezëve në pjesën e parë pasi që Fred VanVleet shënoi nga gjysma e fushës për të ngushtuar epërsinë e Jazz në vetëm një pikë.

Ylli i Utah Jazz, Donovan Mitchell u tregua vendimtar në sekondat e fundit ku shënoi për ta thelluar epërsinë.

Ndërsa nga ana e Raptors, në posedimin e fundit iu pasua topi Pascal Siakam i cili gjuajti për tre pikë, por ishin të pafat kur topi hyri dhe doli nga koshi.

Më të mirët në anët e Jazz ishin Donovan Mitchell me 31 pikë e 6 asistime dhe Rudy Gobert me 15 pikë e 16 kërcime.

Ndërsa te Raptors më të mirët ishin Pascal Siakam me 27 pikë e 9 asistime, Fred VanVleet me 17 pikë e 9 asistime dhe Kyle Lowry me 14 pikë e 8 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore