Lajme

DPS: Qeveria hesht derisa Knezheviç dhe Mandiç urdhërojnë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kosovën


Andrija Nikoliç

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Andrija Nikoliç, ka thënë se votimi kundër i Maja Vukiçeviç-it në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për raportin e raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, është në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të Malit të Zi, derisa ka shtuar se në këtë situatë Lëvizja “Evropa Tani” – që udhëheqë me pushtetin malazez – po hesht.

Këto komente, Nikoliç i ka bërë pasi që në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është miratuar raporti i raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për miratimin e raportit për kanë votuar 31 pjesëmarrës, 4 kundër, ndër të cilët deputetja e parlamentit malazez Vukiçeviç, nga radhët e partisë së Milan Knezheviç – i njohur për orientimin e tij pro ruso-serb, njëherit pjesë e koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga Milojko Spajiç.

“Udhëzimi politik drejtuar kryetares së delegacionit parlamentar malazez në Këshillin e Evropës, Maja Vukiçeviç , për të votuar kundër pranimit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, është në kundërshtim me interesat e përcaktuara të politikës së jashtme të Malit të Zi dhe është pjesë e strategjisë së qëllimshme për përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, që është frymëzuar nga partitë e shumicës parlamentare nën kontrollin e Milan Knezheviç-it dhe Andrija Mandiç-it”, tha Nikoliç.

Njoftimi se Mali i Zi, i cili e ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, do të largohet nga parimi i veprimit të duhur në politikën ndërkombëtare, sipas Nikoliqit, flet për gabimin strukturor të qeverisë malazeze dhe karakterin e tij problematik.

“Prandaj, që nga votimi i shpallur i zonjës Vukiçeviç në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, heshtja me zë të lartë e Lëvizjes Evropa Tani, në të cilën ata kanë frikë të kundërshtojnë partitë e Milan Knezheviç-it dhe Andrija Mandiç-it, që fatkeqësisht tregon se janë të interesuar për BE-në, aq sa nuk i rrezikon pozitat e tyre në qeveri”, nënvizoi ai.

“Veç kësaj, tregon se procedura e shpallur e deputetes së Knezheviç-it jo vetëm që është e keqe për Malin e Zi, por është kundërproduktive si për serbët ashtu edhe për pakicat që jetojnë në Kosovë”.

“Ka një numër të madh çështjesh që lidhen me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të cilat autoritetet e Kosovës nën ombrellën e Këshillit të Evropës do të duhet t’i zgjidhin në mënyrë më efikase”, shtoi Nikoliç.

Ai po ashtu thekson se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra edhe serbëve që jetojnë atje, të kenë një shkallë më të madhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre, pikërisht para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Prandaj, vendimi i një pjese të shumicës parlamentare për të punuar në kundërshtim me politikën e jashtme të përcaktuar të vendit të tyre, praktikisht ka pasoja të këqija për serbët në Kosovë, gjë që bie ndesh me atë që thonë kundërshtarët e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, përfundoi Nikoliç.

Miratohet raporti i Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore