Euro 2024

Dortmundi i “merr” vendin Vlorës si qyteti i flamurit Kuq e Zi (VIDEO)


Tifozët e Shqipërisë janë dyndur drejt Dortmundit këtë të shtunë, aty ku Kombëtarja kuqezi do të debutjë në Euro 2024 ndaj Italisë, duke filluar nga ora 21:00.

Shqipëria dhe Italia ndeshen në “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmund-it, aty ku sipas mediave të ndryshme evropiane, shumica e 60 mijë vendve do të jenë të mbushura nga tifozët kuqezi.

Mirëpo, festa e tifozëve kuqezi është zhvilluar përgjatë gjithë ditës së shtunë në Dortmund. Kanë qenë shumë shqiptarë të cilët kanë mbushur rrugët dhe pikëtakimet në qytetin gjerman, i cili tashmë duket i shëndëruar i gjithi në kuqezi.

Falë tifozëve të shumë në numër, Dortmundi duket se, të paktën për një ditë, i ka marrë vendin Vlorës si qyteti i flamurit Kuq e Zi.

Me këngë dhe valle kombëtare e jo vetëm, tifozët e Shqipërisë kanë qenë të zjarrtë këtë të shtunë në Dortmund, aty ku nuk kanë munguar edhe tonet nacionaliste, si në çdo grumbullim tifozësh futbolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore