Auto

Domino, shpërndarje me makina robot


Kompania e shpërndarjes së picave, Domino, është duke hapur një shërbim të ri të shpërndarjes së mallrave me anë të makinave robot për klientët e zgjedhur në Houston.

Agjencia e lajmeve, CNN, zbulon se dërgesat e shërbimit të ri do të realizon nëpërmjet një automjeti tërësisht autonom të krijuar nga Nuro.

Për sa i përket funksionimit, klientët që janë të vendosur në lagjen Woodland Heights në Houston mund të zgjedhin opsionin e shpërndarjes së robotizuar dhe të marrin mesazhe të azhurnuara për vendndodhjen makinës.

Në mesazhet e dërguara do të përfshihet edhe një kod numerik që mund të përdoret për të marrë porositë.

Në momentin që makina robot do të mbërrijë në vendndodhjen e klientit që ka kryer porosinë, ai fut kodin numerik në ekranin me prekje dhe në mënyrë automatike dyert e makinës hapen për të shërbyer ushqimin.

Lidhur me makinën robot të Nuro-s, konsiderohet e para makinë plotësisht autonome që ka marrë miratimin e rregullatorit, Departamentit të Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit të kaluar.

Për Domino-në, ky nuk është eksperimenti i parë i ndërmarrë. Në vitin 2017, kompania vendosi në punë një hibrid Ford Fusion, i cili drejtonte vetveten për të shpërndarë picat te klientët e zgjedhur rastësisht në Ann Arbor, Michigan.

Ndërsa në vitin 2013, Domino testoi shpërndarjen e picave në Mbretërinë e Bashkuar me anë të dronit.

“Ka ende shumë për të mësuar që marka jonë të mësojë rreth hapësirës autonome të dërgesave”, ka thënë kryetari i inovacionit te Domino, Dennis Maloney.

Ai ka shtuar se “ky program do të na lejojë të kuptojmë më mirë se si klientët reagojnë dërgesave, se si ata bashkëveprojnë me robotin dhe se si ndikon në funksionimin e dyqaneve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore