Kosova

Dogana parandalon një rast të kontrabandës në Leposaviq


Ilustrim

Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, të martën, në Komunën e Leposaviqit kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra ushqimore.

Produktet ushqimore të kontrabanduara sipas Doganës së Kosovës kapin vlerën e mbi 5 mijë eurove.

“Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar  mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore. Vlera e mallit të kapur është mbi 5 mijë euro”.

Ky sukses, sipas Doganës, është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme.

Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës në muajt e fundit ka intensifikuar operacionet kundër luftimit të kontrabandës sidomos në Veri të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore