Lideri nacionalist i serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës (BeH) dhe Presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, iu ka bërë thirrje “të gjithë serbëve”, kudo që janë, të bashkohen brenda një shteti të vetëm.
Dodik i cili njihet për deklaratat e tij irridentiste, bëri thirrje për bashkimin e entitetit serb në BeH me Serbinë, duke deklaruar se këtë ide e mbështesin “të gjithë serbët” në të dy anët e lumit të Drinës dhe se plane të tilla të së ashtuquajturës “Botë serbe” mbështeten edhe nga rrethanat aktuale në botë.
“Ne që jemi zgjedhur nga populli, duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të bashkuar popullin serb”, tha Dodik dhe shtoi se “ka ardhur koha kur mund të mendojmë për të gjithë serbët që jetojnë në një shtet, sepse balanca e fuqisë në botë ka ndryshuar dhe nuk ka më kufizime që e kanë penguar deri më tani”.
Ndërkaq, Vladimir Orliç, kryetari i Kuvendit të Serbisë, i cili udhëhoqi delegacionin serb në Banja Llukë, tha se krijimi i RS-së pengoi shkatërrimin e plotë të serbëve të Bosnjës, duke pohuar se ishte një skenar i planifikuar si vazhdim i Luftës së Dytë Botërore.
Orliç, siç transmeton mediumi kroat Index, foli për themelimin e RS-së në shumës, duke sugjeruar se në të ka marrë pjesë edhe Serbia, prandaj tha ai, se shteti serb e ka obligim ta ruajë dhe mbrojë atë.
Ndryshe, Dodik e ka dekoruar presidentin rus Vladimir Putin me “Urdhrin e Republika Srpska” për, siç shkroi ai, patriotizmin dhe dashurinë për RS-në, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve politike e miqësore mes tij dhe Rusisë.
Dodik u bën thirrje serbëve: Të bashkohemi të gjithë, ky është shekulli jonë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së