Lajme

Dodik u bën thirrje serbëve: Të bashkohemi të gjithë, ky është shekulli jonë


Milorad Dodik

Lideri nacionalist i serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, iu ka bërë thirrje “të gjithë serbëve”, kudo që janë, të bashkohen brenda një shteti të vetëm.

“Ne mund ta shpallim këtë shekull, shekullin e integrimit tonë, që Republika Serbe dhe Serbia të thonë pa hezitim se duan të jenë të bashkuar dhe se kjo është diçka që ne kërkojmë nga bota, ta legalizojë për ne”, ka thënë Dodik, transmeton ‘Radio Televizioni i Republikës Serbe’.

Dodik, i cili njihet për deklaratat e tij nacionaliste dhe irridentiste, theksoi se Serbia duhet ta shtyjë përpara këtë ide apo të ashtuquajturën “Bota Serbe”, por sipas tij, edhe Republika Serbe nuk është që s’ka potencial për të vazhduar tutje.

“Ne duhet ta vendosim atë ide deri në atë masë që në një të ardhme të parashikueshme të bëhet plotësisht realiste, e arritshme dhe e nevojshme”.

Përmes retorikës tradicionale të viktimizimit, Dodik beson se serbët kanë vuajtur më së shumti në Evropë përgjatë shekullin e kaluar.

“Duhet të mblidhen serbët. Ne duhet të jemi të bashkuar rreth vendeve tona, Serbisë dhe Republikës Serbe, rreth vlerave tona. Ne jemi serbë, i përkasim një organi kombëtar dhe duam të jemi të respektuar në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Ndryshe, vlen të përmendet se më gjashtë janar të këtij viti Ministria e Financave e SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksionone ndaj Dodik-ut i cili ka përdorur pozitën e tij për të grumbulluar pasuri përmes një sistemi patronazhi dhe ryshfetesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore