Lajme

Djali i Kadyrov fotografohet me orën 1.5 milionë dollarëshe në dorë


Babai i tij është udhëheqës i çeçeneve dhe njihet si një personazh tejet i ashpër dhe aleat i përhershëm i Vladimir Putinit, mbi të gjitha në çështjen e agresionit rus në Ukrainë.

Mirëpo, teksa në rrjet bëhen virale videot e Ramzan Kadyrov-it, ndërkohë që i thotë të burgosurve rusë se do t’ja dërgojë fëmijët lë frontin e luftës nëse nuk ikin ata vetë, djalin e tij, Adamin, e lë të pozojë me ora në vlerë 1.5 milionë dollarë.

Është pikërisht kështu!

Adam Kadyrov ka postuar një fotografi në mediat e tija sociale dhe menjëherë ka pasur një shqyrtim të hollësishëm të asaj çfarë ai ka veshur.

Ndër bluza Burberry dhe çanta ekskluzive Louis Vuitton, ajo çfarë më shumë ra në sy, përtej një celulari iPhone, është ora e mbuluar në diamante, e markës së njohur Audemars Piguet.

Me një kërkim të thjeshtë, persona në rrjet kanë kërkuar modelin specifik, i cili është i veshur me diamante jo vetëm në pjesën ballore, por edhe në pjesën e zinxhirit.

Vlera? 1.5 milionë dollarë!

Për më tepër, për t’u theksuar mbetet fakti se Adam Kadyrov është vetëm 15 vjeç dhe duhet qartë se luftën në Ukrainë, nuk po e vuan dhe aq.

Ndoshta i ati, nuk i ka thënë ende se moshatarë të tijët po dërgohen forcërisht në frontin e luftës, teksa ai shijon frontin e luksit!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore