Përballje

Dinastia e Gundogan, City pushton Anglinë


 

Dikur kishte Messi-n, Xavi-n e Iniesta-n, por sot ka Gundogan-in.

Pep Guardiola ia kthen borxhin Mourinho-s duke e mposhtur bukur dhe pastër.

16 fitore rradhazi, e për këtë u kujdes në mënyrë perfekte Ilkay Gundogan.

City mbylli pjesen e parë në epërsi pasi Rodri shënoi nga pika e bardhë.

Në të dytën, Gundogan shënoi në të 50-tën për 2-0.

Po i njejti trefishoj rezultatin pasi shfrytëzou një asist të portjerit, Ederson Moares.

Me këtë fitore City ngjitet në kuotën e 53 pikëve, tetë më shumë se United me ndeshje të barabarta.

Me këtë lloj performance, City i Guardiola-s është favorite për të fituar çdo trofe të mundshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore