Sport

Dinamo rikthehet me fitore, Kukësi mposht Egnatia-n


Dinamo e Tiranës është kthyer në Kategorinë Superiore me fitore në fushën e Kastriotit.

Kryeqytetasit zgjodhën gjithçka në pjesën e parë.

Heroi i skuadrës së Bledi Shkëmbit ishte Stephen Chinedu.

Ai shënoi që në minutën e parë për epërsinë e Dinamo-s, duke gjetur rrjetën edhe 20 minuta më vonë.

Pjesa e parë përfundoi 2-0. Deri në fund, nuk ndryshoi asgjë, me Dinamon që nëntë vite më pas kthehet me fitore.

Skuadra tjetër e ngjitur në kategori, Egnatia, u mposht në ndeshjen e parë.

Ata ishin pritës të Kukësit, por veriorët ishin shumë të fortë për skuadrën e sapongjitur.

Kukësi fitoi 3-1, duke mbyllur llogarinë qysh në pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore