Shqipëria

Digjet për së gjalli në banesë 55-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e 13 janarit, ku si pasojë e përfshirjes së një banese nga flakët, ka humbur jetën një person rreth 55 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20 në lagjen “Rilindja” të Vlorës. Banesa e shtetasit Gj.B., i cili jetonte i vetëm dhe mendohet se vuante nga shëndeti mendor, ka marrë flakë dhe si pasojë e tyre ai është djegur dhe ka humbur jetën.

Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë të qarta.

Grupi hetimor sakaq, ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore