Shqipëria

Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha


Automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar të Krujës, Enkelejda Hoxha, është përfshirë nga flakët rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 18 shkurtit. Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së sekretarit, ku i është vënë edhe flaka.

“Më datë 18 shkurt 2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I.K, 28 vjeç, banues në Krujë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht”, njofton policia e Krujës. Ndërkohë sipas burimeve zjarri ka qenë i qëllimshëm. Makina është lyer me naftë dhe më pas i është vënë flaka.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha është arrestuar dhe pezulluar nga detyra, pasi nga hetimet disamujore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), rezultoi se kishte ndikim në lirimin e personave të njohur të botës së krimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore