Shqipëria

Dhunonte gruan dhe djalin, arrestohet efektivi i policisё nё Laç


Ёshtё arrestuar nё Laç njё oficer i Patrullёs, pas denoncimit pёr dhunё ndaj bashkёshortes dhe djalit tё tij.

Lajmin e ka bёrё tё ditur Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat(SHÇBA).

N.GJ., 53 vjeç, ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Kallёzimin e kreu gruaja e 53-vjeçarit, e cila i ka kёrkuar gjykatёs gjithashtu njё urdhёr mbrojtje pёr tё dhe djalin e saj.

SHÇBA po kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë, teksa materialet kanё kaluar pёr hetime tё mёtejshme nё Prokurori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore