Sport

Dhunë në klasiken e futbollit holandez, futbollisti i Ajax-it gjakoset


Klasikja e futbollit holandez mes Feyenoord-it dhe Ajaxit ka prodhuar gjithmonë spektakël në fushë, por edhe në tribuna.

E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në ndeshjen e sotme, kur këto dy skuadra janë duke u ballafaquar në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Holandës.

Sfida është ndërprerë për disa çaste në minutën e 62-të kur tifozët e Feyenoord-it kanë ndezur mjete piroteknike, madje edhe kanë hedhur sende të forta në fushë.

Nga hedhja e sendeve, pësoi mesfushori i Ajax-it, Davy Klassen, i cili u godit nga një çakmak në kokë dhe përfundoi i gjakosur.

Kujtojmë që tifozët e Ajax-it nuk janë lejuar të jenë të pranishëm në stadium.

Rezultati në momentin e ndërprerjes ishte 1:2 në favor të mysafirëve.

Golin që zhbllokoi takimin e shënoi Tadic, më pas barazoi Gimenez, por me fillimin e pjesës së dytë Klassen që mori goditjen në kokë, barazoi rezultatin.

Situata u nxeh pas përplasjes mes Kökcü të Feyenoord-it dhe Tadic të Ajax-it, duke precipituar më pas në dhunimin e Klassen.

Zyrtarët e ndeshjes njoftuan të dyja skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Para se të niste sfida, janë shënuar incidente mes tifozëve të të dyja skuadrave jashtë stadiumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore