Muzikë

“Dhimbje Dhimbje” – projekti më i ri nga Dafina Zeqiri


Dafina Zeqiri

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Dhimbje Dhimbje”.

Kësaj radhe, Dafina, e ka sjellë këngën edhe me video klip të kuruar, ku artistja është shfaqur super atraktive, duke i lënë format e saj trupore të marrin goxha vëmendje.

“Dhimbje Dhimbje” e publikuar të hënën, ka rezervuar komente të shumta pozitive nga ndjekësit e Dafinës, që e pëlqejnë muzikën e saj.

Madje, të paktë nuk ishin as figurat publike që e mbështetën Zeqirin edhe në këtë projekt – listë kjo që përfshin, artistët, Beatrix e Argjentina Ramosaj, modelen, Arta Nitaj e prezantuesen, Roza Lati.

Për tekstin dhe vijën melodike të kësaj këngë është përkujdesur vet artistja në bashkëpunim me Geskon dhe Elinel.

Ndërkaq, miksimi dhe masterizimi i këngës u bë Deard Sylejmani me video të Adonis Krasniqit.

32-vjeçarja vazhdimisht sjell projekte që pëlqehen nga publiku, kënga e saj e fundit e titulluar “Malli” për vetëm tre javë grumbulloi afro tetë milionë klikime.

Në fillim të këtij viti, këngëtarja ka publikuar edhe albumin e saj “Dafinë Moj”, të cilin ia ka kushtuar të ëmës së saj.

“Dedikuar për një grua shumë të veçantë – Melihate Zeqiri”, shkruhej në kopertinën e albumit të Dafinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore