Sport

Derbi i Sevilias për Brozoviç-in


Mesfushori kroat, Marcelo Brozoviç, mund të largohet nga Inter-i në fundin e këtij sezoni. Për lojtarin interesohen dy ekipet andaluziane, Sevilla dhe Real Betis-i, raportojnë mediat spanjolle.

Brozoviç-i ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Inter-it në sezonet e fundit. Shpërthimi i Nicolo Barella-s e ka eklipsuar shkëlqimin e Brozoviç-it, duke i shpeshtuar fjalët rreth largimit të këtij të fundit.

28-vjeçari kërkohet si nga Manuel Pellegrini, ashtu edhe nga Julen Lopetegui. Të dy teknikët kanë nevojë për një forcë shtesë në mesfushën e ekipeve të tyre dhe kroati është i duhuri.

Edhe Atletico Madrid-i po e monitoron situatën e Brozoviç-it, por nuk ka interes aq sa dy klubet e tjEera.

Mundësitë janë të mëdha që sezonin e ardhshëm, Brozoviç-i të jetë në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore